ELBASAN

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, teksa një makinë është gjetur e bërë shosh nga plumbat. Nuk raportohet për persona të lënduar paraprakisht.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i Urës së Zezë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Pak metra më poshtë vendit ku janë dëgjuar të shtënat është gjendur i braktisur mjeti tip B.M.W, ngjyrë e zezë, me xhama të thyer e goma të shpuara, si dhe targat janë deklaruar të vjedhura në Durrës më datë 18.04.2021. Mjeti është i braktisur.

Deri më tani nuk kemi të dhëna për dëme në njerëz. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën si dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb