MIRDITË

Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Rrëshen të Mirditës. Burime per News24 bëjnë me dije se viktimat janë motër dhe vëlla Esmeralda Filopati, 36 vjeçe dhe Vledison Filopati, 34 vjeç.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së familjes Filopati dhe dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve familjare. Ish-bashkëshorti i 36-vjeçares, Fatmir Kolecaj sipas policisë është autori i dyshuar kryesor.

Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit të dyfishtë dhe janë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse të Rrëshenit për kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: