SHKODËR

Plagoset nga RENEA një 52-vjeçar i dënuar për vrasje të dyfishtë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku i plagosur ka mbetur 52-vjeçari Ardjan Narkaj.

Policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij dhe mëngjesin e sotëm ka ndërmarrë një operacion për kapjen e tij. Gjatë operacionit, dyshohet se Narkaj ka bërë rezistencë dhe është qëlluar me tre plumba nga RENEA.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe, në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.

Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb