TEKSAS

Tre persona janë shpallur të vdekur, pas të shtënave me armë zjarri në Austin të Teksasit.

Nuk ka raportimeve të lëndimeve të tjera, raporton CNN. Policia njoftoi përmes rrjeteve sociale se janë në vendin e incidentit në Great Hills Trail dhe Rain Creek Parkuay.

Autori i kësaj ngjarjeje ende nuk është arrestuar dhe ka mundësi që numri i viktimave të jetë më i lartë.

Skena është ende aktive dhe njerëzve u kërkohet të shmangin zonën, sipas njoftimeve publike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: