VLORË 

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Një person i maskuar ka hyrë në një lokal dhe ka qëlluar ndaj dy shtetasve, që ishin duke pirë kafe. Objektiv i atentatit mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili sapo ishte liruar nga burgu. I plagosur ka mbetur edhe Ronald Çepaj, të afërm me njëri-tjetrin.

Policia e Vlorës ka ngritur post-blloqe në hyrje-daljet e Vlorës, me qëllim kapjen e autorit/ autorëve.

19:35 – Atentati me 2 të plagosur në Vlorë/ Flet xhaxhai i njërit prej të lënduarve: Dëgjuam breshëri, gratë u alarmuan. Qëlluan nga një makinë

Një prej dëshmitarëve të ngjarjes, xhaxhai i Ronald Çepajt (që mbeti i plagosur në atentatin e sotëm në Vlorë) ka rrëfyer atë që ka parë në vendngjarje.

“Ishte breshëri. Gratë vunë kujën, u alarmuan.  Rolandin e kam njeriun tim, e kam nip. Niku që ishte objektiv kishte ca ditë që kishte dalë nga burgu. Autori qëlloi nga brenda makinës. Nipi im, Ronaldi nuk ka pasur probleme”, tha xhaxhai i Ronald Çepajt.

Ronald Çepaj dhe Nikollqa Çepaj ishin duke pirë kafe në një lokal në zonën industriale të Vlorës, kur aty ka hyrë një person i maskuar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Objektiv mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili kishte 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Ai akuzohet për ngjarje të rëndë. Policia ka blinduar hyrjet dhe daljet në qytetin e Vlorës.

19:20 – Sapo kishte dalë nga burgu, kush janë dy të rinjtë që u plagosën në Vlorë, lidhja mes tyre

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanËeb” se kanë mbetur të plagosur shtetasit Nikollaq Çepaj, 36 vjeç, dhe Roland Çepaj, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Sipas gazetarit Mehmeti, Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Rolandit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij. Ndërkohë, ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

19:22 – “Blindohet” Vlora, policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri: Dyshohet se ndodhi pas një sherri në lokal

Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje, ku u plagosën me armë zjarri dy persona.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti të çastit, ku të plagosur kanë mbetur shtetasit N. Ç., 36 vjeçar, dhe R. Ç., 27 vjeç.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

19:17 – Gazetari: Një nga të lënduarit sapo kishte dalë nga burgu, autori hyri i maskuar në lokal

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Neës 24 e “Balkanëeb” se objektiv i tij ka qenë një person me emrin Niku, i cili kishte vetëm 2 dite që kishte dalë nga burgu për një ngjarje të rëndë. Autori ka qenë i maskuar, ndërsa policia po punon për të kapur autorin.

Dy persona kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe aty ka hyrë një person i tretë i maskuar. Mësohet se objektiv i atentatit ka qenë një person i quajtur Niku, ndërsa një i dytë është plagosur aksidentalisht e quhet Ronald Cepaj.

Personi që ishte objektiv kishte vetëm 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital. Më rëndë ndodhet personi që quhet Niku. Autori ka hyrë i maskuar në lokal, qëlloi dhe ka ikur, pasi e priste një automjet.

Policia ka mbledhur kamerat e bizneseve të tjera, pasi është zonë industriale. Po ashtu, Policia ka marrë në pyetje 5 persona. Një tjetër dëshmitar thotë se në kokë kishte kapele të kuqe. Dyshohet se arma ka qenë automatik. Janë ngritur tre post-blloqe me qëllim që të kapet autori, ndërsa janë bllokuar edhe rrugët për në Fier, Orikume fshatrat e Vlorës.

18:50 – Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri këtë pasdite në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transballkanike”. Identiteti i të plagosurve ende nuk bëhet me dije.

Mësohet se të plagosurit janë të afërm me njëri-tjetrin. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit bregdetar. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Objektiv i atentatit ka qenë një i dënuar, i sapo liruar nga burgu. Autori ka qenë me maskë. Policia ndodhet në vendngjarje.

(d.xh/ Baklkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: