Rendohet bilanci i atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë, ku pas të shtënave me armë, kanë mbetur dy të vdekur.

Persona ende të paidentifikuar, dyshohet për dy autorë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine në ecje, ku dyshohet se udhëtonin viktimat.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për News24 dhe BalkanWeb se makina e viktimave është ndjekur nga autorët, dhe pasi është qëlluar me armë në drejtim të tyre, automjeti ka dalë nga rruga.

Autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Sakaq është gjetur dhe një mjet i djegur në afërsi të Levanit, që dyshohet se u përket autorëve. Policia  ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb