VLORE

Konflikti me pronat duket se nuk po gjen paqe në njësinë administrative Kotë, në Vlorë. Kreu i kësaj njësie Argjil Gjoka mbeti sot i vrarë me zjarri, ndërsa një 19 vjecar u plagos si pasojë e konfliktit mes banorëve të zonës dhe punonjësve të rrugës, të cilët punonin për shtrimin e rrugës.

Një prej banorëve të fshatit qëlloi me armë zjarri, ndërsa plumbat kapën kreu e Njësisë së Kotës, Argjil Gjoka i cili ndodhej në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një i ri i cili u dërgua me urgjencë në spital. Argjil Gjoka ndërroi jetë në spitali, si pasojë e plagës së marrë nga të shtënat në kraharor. Burime për “BalkanWeb” thanë se Gjoka ndërhyri për të shuar konfliktin mes banorëve e punonjësve të rrugës, konflikt i cili rezultoi fatal për të.

Argjil Gjoka zëvendësoi në njësinë administrative Kotë, Fatmir Hodon, i cili gjithashtu humbi jetën për shkak të një konflikti për pronat një vit më parë.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb