VLORA

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se një person është plagosur në qytetin e Vlorës pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të trenit teksa një person ka mbetur i plagosur prej një mjeti të mprehtë apo thikë.

Deri më tani Policia ka arritur të shoqërojë një të dyshuar si autor të plagosjes me mjet të mprehtë. Po ashtu grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një gëzhojë të dalë nga armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb