TIRANË

Një person ka mbetur i vrarë pas një atentati mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë Piramidës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur me dy plumba ka mbetur shtetasi Behar Sofia, 65 vjeç. Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se 65-vjeçari po lëvizte më këmbë, ndërsa autorët dyshohet se lëviznin me makinë dhe është qëlluar me armë me silenciator,

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në ndjekje të autorëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Grupi hetimor ka marrë ndërkohë dhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se Sofia është një emër i njohur për policinë. Ai ka jetuar disa kohë jashtë vendit ku, sipas të dhënave ka ushtruar aktivitet të paligjshëm me trafik droge, teksa në Shqipëri ka pasur disa biznese në kryeqytet që më vonë i ka mbyllur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: