TIRANA

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ”5 Maji” në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se personi i plagosur, i identifikuar si Rexhep Xhekja, rreth 30 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë nisur nga policia për të zbardhur këtë ngjarje të mbrëmjes së sotme në lagjen ”5 Maji” të kryeqytetit.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur me një armë tip pistolete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb