Në sallën operative të DVP Tiranë ka mberritur një telefonatë se në Mullet një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi me një mjet fuoristradë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e ndodhisë.

Një person dyshohet se ka qëlluar në ajër në një parking automjetesh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb