Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë tre persona, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike.
Shtetasit e vënë në pranga, SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç kanë qenë qytetarë të Kosovës, saktësisht banues në Gjakovë.
Atyre iu është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike, pas një kontrolli të kryer në automjetin në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
“Policia Kufitare godet një rast në tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A.
Gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit Sh. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: