TIRANË

Orët e gjata por edhe qëndresa e artistëve dhe qytetarëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar duket se ka bërë që forcat e policisë të tërhiqen.

Pasdite forcat ishin shtuar ndjeshëm dhe madje pati disa fërkime mes efektivëve dhe protestuesve por me sa duket tashmë është vendosur që ato të tërhiqen.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë momentale apo ndonjë taktikë për të larguar kështu edhe protestuesit që qëndrojnë tek Teatri që prej mëngjesit të sotëm për të mos lejuar prishjen e tij.

Disa artistë madje janë ngujuar brenda godinës. Pas largimit të policëve, protestuesit janë futur brenda ambienteve të Teatrit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb