Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një mangudë 4.4 të shkallës rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Eab0f6ea 46ac 4ed5 9656 Fe3c5374b27b (1)
Eab0f6ea 46ac 4ed5 9656 Fe3c5374b27b (1)

Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Deri më tani nuk raportohet për dëme.
Kujtojmë se vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter. Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën pa banesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: