TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Byrosë së Parlamentit ku është shqyrtuar kërkesa e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se Byroja ka vendosur rrëzimin e kërkesës së LSI-së për përjashtimin e Ramës nga seanca me 6 vota kundër dhe 3 pro. Sipas maxhorancës, nuk pati fjalë fyese nga ana e kryeministrit në seancën e javës së kaluar.

Nëntë deputetë të LSI-së i kërkuan kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtimin e kryeministrit Rama nga Kuvendi, për fjalorin e përdorur në seancën parlamentare të 29 marsit.

Më konkretisht, në fjalën e tij gjatë zhvillimit të kësaj seance kryeministri është shprehur si më poshtë:
“Nuk mundni dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë, dhe për më tepër pastaj, jo po…, shiko këtu se do të ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është, ‘thirri-thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot’.

Lëvizja Socialiste për Integrim e barazon fjalorin e kryeministrit Rama me atë të një rrugaçi duke kërkuar përjashtimin në bazë të rregullores së Kuvendit me 10 ditë nga seanca plenare por për PS nuk ka pasur fjalë fyese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb