Një 46-vjecar u arrestua në Mirditë, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të dhënë nga gjykata.

Shtetasi L.V akuzohet për “largim të të burgosurit nga vendi i burgimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Kjo pasi, edhe kur u arrestua, ka kërcënuar me thikë policët.

Mirditë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte në qytet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, kundërshtoi dhe kanosi me armë të ftohtë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 46-vjeçari nga Mirdita.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, si rezultat i kontrolleve të shtuara, kanë konstatuar duke lëvizur nëpër qytet, Rrëshen, shtetasin L. V., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, 46-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (thikë) që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. V., 46 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb