(Ne perditesim) TIRANE- Një automjet tip “Walksvagen Bora” me targë AA 946 EE është hedhur në erë me eksploziv, sot rreth orës 9.30 pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa makina është shkatërruar tërësisht.

Mësohet se automjeti është ne pronësi të shtetasit Ndok Rajta, biznesmen në fushën e inerteve, banues ne lagjen ‘Ali Demi’ në Tirane. Ne momentin e shpërthimit, makina ka qenë e parkuar pikërisht pranë pikës së grumbullimit të inerteve.


Pasi u sinjalizuan për shpërthimin, dhjetra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Sipas policisë, dyshohet se automjetit i është vendosur një sasi tritoli pas orës 7:30 kur drejtuesi i saj e parkoi. Ndok Rajta tha në polici se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk ka ndonjë ide për autorët e këtij akti. Policia bën te ditur se Ndok Rajta nuk ka precedente penale, por po hetohet për ndonjë hasmëri te vjetër

Siç shihet edhe nga foto e siguruar nga ‘BalkanWeb’, mjeti është shkatërruar plotësisht nga shpërthimi, i cili ka qenë shumë i fortë, duke terrorizuar banorët përreth.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: