DURRËS

Një tragjedi ka ndodhur në Durrës pasi pas babait edhe vajza e tij 9- vjeçare është mbytur në Durrës.

E mitura u dërgua në spital po nuk ia doli. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se fillimisht ishte e bija 9- vjeçe që ishte në det dhe kërkoi ndihmë pasi po mbytej prej dallgëve.

I ati i saj pasi e pa, u fut në det për ta shpëtuar por ai u mbyt i pari. 9- vjeçarja u dërgua në spitalin e Durrësit por rezistoi vetëm disa minuta. Ka pasur disa raste mbytjesh këtë verë në Durrës, por kjo është e para ku mbyten 2 njëkohësisht, aq më tepër babë e vajzë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb