Dy ditë pas ngjarjes në Kombinat, policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë nisur hetim për të gjitha sektet fetare.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ky veprim vjen pas zbulimit të ngjarjes makabre në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura pasi kishin qëndruar pa ushqim për një kohë të gjatë dhe besonin tek ringjallja.

Madje hetimet zbuluan se vajza kishte 15 muaj e vdekur dhe nëna e motra e kishin mumifikuar. Sipas të dhënave nëna dhe dy vajzat ishin pjesëtare të sektit të Jehovait.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb