SHKODËR- Një tjetër ngjarje e rëndë në Shkodër. Një fëmijë vetëm 5 vjeç është mbytur në ujërat e lumit Kir.

Nga raportimet e para mësohet se djali i mitur po luante anës lumit, kur ka rrëshkitur dhe është rrëmbyer nga uji. Megjithëse është nxjerrë shpejt, fëmija është dërguar pa shenja jete në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb