Shkodra është tronditur gjatë natës nga një shpërthim tritoli. Objekt i sulmit ka qenë banesa e policit Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje për ta te plotë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: