Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Divjakë. Mësohet se Andrea Stasa ka mbytur të atin Mitër Stasa, 85 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Remas të Divjakës, ndërsa mësohet se autori e ka mbytur të atin me duar.

Sakaq, Andrea Stasa, 58-vjeç, u arrestua nga policia pak momente pas ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb