Një lajm jo i mirë ka ardhur për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, ku Evagjelia Veli nuk do të marrë pjesë për shkak se është infektuar me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Veli me anë të një postim i në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mund të jetë dot pjesë e “Oran 2022”.

Veli ishte kandidate për medalje, sepse së fundmi u shpall dhe kampione Europë në fuqi, me sytë e gjithë shqiptarëve që ishin drejt saj.

Tani për fatin e keq ajo e humb këtë garë pasi do të duhet të qëndrojë e izoluar. /PanoramaSport/

Whatsapp Image 2022 06 27 At 5.43.21 Pm
Whatsapp Image 2022 06 27 At 5.43.21 Pm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb