DURRRES

Lirohet me masën detyrim paraqitje kreu i Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Vendimi për lirimin e tij u mor sot nga Gjykata e Apelit në Durrës.

Liridon Pula u arrestua pak ditë më parë, ku nga ana e Krimit Ekonomik, nën dyshimet se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili firmosi për arrestimin e tij. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit.

Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu  shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve. Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb