TIRANË- Pak ditë pasi dha dorëheqjen tek Presidenti Ilir Meta si kryetar i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj merr pjesë në garën për anëtar bordi të institutit të krimeve të komunizmit.

Ai ka deklaruar se familja e tij dhe ai vetë nuk ka asnjë lidhje me sistemin e mëparshëm duke treguar edhe arsyen e kandidimit.

“S’kam lidhje me sistemin e mëparshëm. Asnjë nga familja ime s’ka qenë me sistemin komunist. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me institutin e studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri..
Kryesia e akademisë më ka thirrur dhe më propozuan të jem kandidat për këtë institut”, ka thënë Beqiraj.

I pyetur nga deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, nëse ka qenë komunist apo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, Beqiraj tha se “s’ka pasur fatin të ketë asnjë komunist në familje”.

“Për atë kohe ishte fat i keq, se do isha më mirë sot. Jam marre vetëm me Matematikë- Fizikë dhe me peshëngritje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: