Identifikohet personi i vrarë në Fier, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orër 10:30 në rrethrrotullimin e Sheqit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Shkëlzen Kastratin, baba i katër fëmijëve, i cili ka në pronësi një lokal-bilardo.

Ndërkohë që trupi i personit në fjalë është ende në makinë, ndërsa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.

Kuçi tha se ka dyshime që autori ka qëlluar nga një distancë e afërt, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Range Rover’. Ndërkohë që automjeti tip ‘Benz’ ku ishte viktima, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër makinë. Deri më tani nuk dihen ende motivet e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: