GJIROKASTËR – Përveç se pemë të thyera apo makina të aksidentuara, moti i keq ka shkaktuar edhe një viktimë ditën e sotme në Gjirokastër.

Një i ri ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u godit nga rrufeja.

Ngjarja ndodhi në Fushë-Lazarat, dhe sipas policisë viktima ishte duke kullosur bagëtitë në momentin që u godit nga rrufeja.

Viktima është identifikuar si 21-vjeçari Xhuliano Koçiu.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb