TIRANË

2 ditë pas arrestimit në Prizren të Indrit Taullaut , i njohur si ish-anëtari i bandës së Durrësit, shoqërohet në ambientet e policisë së Shtetit, Viktor Ymeri. I njohuri ndryshe si “Tori i Xhihanës” po merret në pyetje për llogari të Prokurorisë së Posaçme rreth atentatit në Durrës.

Viktor Ymeri u lirua me kusht ne vitin 2019 nga Gjykata e Elbasanit pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Ai konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës i njohur ndryshe si Gaxhai.

Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj i njohur si “Faqedjeguri”, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili u ekzekutua në një atentat në  7 nëntor të 2019 sëbashku me shokun e tij të ngushtë Genci Caci. Policia dhe SPAK pritet të kenë reagim në orët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: