Gjendet trupi i 10-vjeçarit qe u mbyt para dy javësh në lumin Fan të Mirditës. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 5 prill, orës 17:10 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj.

Mësohet se vogëlushi ishte duke luajtur me vëllain dhe shokët, kur topi ra në lumë. Ndonëse 10-vjeçari hyri për të kapur topin, rrjedha e mori me vete.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.

Trupi i pajetë u gjet pas shumë kërkimesh nga polumbarët e Forcave te Armatosura, policia e Lezhës, si dhe banorët e zonës, që u angazhuan për lokalizimin e 10-vjeçarit. Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.

NOFTIMI I MINISTRISE SE MBROJTJES
Polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjecar, që u mbyt më datë 5 prill në lumin Fan, në Mirditë. Trupi i pajetë është nxjerrë sot. Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.

Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit paraprak të datës 05.04.2022, ku i mituri 10 – vjeçar S.L. banues në fshatin Shtrungaj, Mirditë, u mbyt në lumin Fan, Mirditë, ju informojmë se:

Pas shumë ditë kërkimesh intensive nga Polumbarët e Reneas, forcat policore të FNSH Shkodër, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë si dhe banorët e zonës, sot, rreth orës 12:00, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të tij, në afërsi të Diges së HEC-it të lumit Fan, në fshatin Reps, Mirditë.

Trupi i të miturit do të dërgohet pranë morgut të Spitalit Rajonal Rrëshen, ndërsa grupi hetimor do vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb