U plagos me plumb në bark, ndërron jetë në spital 55-vjeçari nga Fushë-Kruja. Mësohet se Hushi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas sherrit për një sipërfaqe me ullinj mes tij dhe autorit, bashkëfshatar i tij, i cili nuk është arrestuar ende nga policia.

Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit shtetasi L. H. rreth 55 vjeç, u plagos me armë zjarri nga shtetasi K. Q., ju bëjme me dije se si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi L. H. ka ndërruar jetë në spital.

Vijin krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb