Një punonjës i policisë së komisariatit nr.1 në kryeqytet ka ndërruar jetë pasditen e sotme teksa ishte ne detyre. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Dorjana Bezat.

Mësohet se polici me inicialet R.T., 55 vjeç punonte në ruajtjen e objekteve. Ka dyshime se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

“Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.”, thuhet ne njoftimin e policise.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: