VLORË

Një vjedhje e tentuar me dhunë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se është tentuar të vidhet një karburant.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin jugor. Një person i maskuar dhe i armatosur ka dashur të marrë xhiron ditore.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se policia ka arritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb