GJIROKASTËR- Ajo që i druheshin të gjithë ka ndodhur. Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në Memaliaj, duke përmbytur një biznes, lokal që ndodhej buzë saj.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një lokal të përmbytur edhe dy vite më parë. Sot në orëm 17:00 Vjosa ishte në nivelin e 6 metrave, 1.5 metër nga kufiri maksimal. Ndërsa tani me sa duket e ka kaluar këtë nivel.

Fryrja e lumenjve në Jug të vendit u paralajmërua nga Emergjencat civile dhe nga zona e Mesme, problematika do të kalojë në pjesën jugore të vendit, ku Vlora dhe Fieri pritet të jenë rrethet më të prekura. Po sot kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave se “nesër presim një situatë aspak të lehtë sidomos në zonën poshtë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: