Vllaznia ka shkarkuar trajnerin Thomas Brdariç. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi që shton se në vijimësi ekipi do të drejtohet nga Elvis Plori.

Vllaznia ka shkruar më tej në komunikatë se falenderojnë trajnerin Brdariç për kontributin e dhënë si dhe i urojnë suksese në karrierën e tij.

Njoftimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga traineri Elvis Plori.
Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb