VLORE– Një furgon është grabitur nga 3 persona të armatosur mëngjesin e ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit, ku mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar. Mësohet se autorët kanë marrë një çantë me para dhe janë larguar. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Furgoni i grabitur bënte linjën Shqipëri-Itali,  por burime i thanë “BalkanWeb” se personat e maskuar  me armë ishin njoftuar paraprakisht për orarin se kur do të mbërrinte  mjeti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb