Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fuel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ka vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga ekskavatori, në një kantier ndërtimi,

Në pranga është vënë dhe një shtetas tjetër që përvetësoi naftën e vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fuel”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

– J. S., 35 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Vjedhja”;

– P. K., 31 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S., ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit P. K., i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb