Pak para se të nisë seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, kreu i grupit të PD, Enkeljejd Alibeaj ka zhvilluar një mbledhje me deputetët.

Njëra prej tyre, më konkretisht Albana Vokshi ka kërkuar nga Alibeaj që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar si deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend”, mësohet të ketë thënë Vokshi.

Ndërkohë, Alibeaj i është përgjigjur:

“Nuk zhbëj dot me vullnet personal vendime që janë marrë nga organet e partisë”.

Kujtojmë se 5 deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Luan Baçi. Vendimi ndaj tyre u mor pas protestës së 8 janarit, ku anëtarët e Rithemelimit zhvilluan një manifestim para selisë së PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: