Ka rënë në pranga 1 ditë pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij, Altin Mera. Ky i fundit akuzohet se bashkë me vëllain e tij, Muhamet, vranë me kallashnikov në fshatin Luzni të Dibrës, 50-vjeçarin Xhetan Konesha.

Muhamet dhe Altin Mera hapën zjarr ndaj Koneshës me automatik, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes, blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruan armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa vëllai tjetër Altini u fsheh në pyll.

Banorët e zonës pohuan për gazetarin Enver Doçi bënë me dije se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, ndërsa në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit. ‘Mollë sherri’ mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb