Policia Vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Erjon Xhenje.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se policia nuk ka prova deri me tani për autorin, por nga burime në rrugë operative pohuan se ka dyshime se autor është Bajram Çekorja.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë të implikuar në vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje. Dy personat e tjerë, njeri mendohet se ka qenë në motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.

17 ditë përpara vrasjes së 19-vjeçarit Xhenje u vra shtetasi Ismer Çekorja, babai i Bajram Çekores. Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij përmes një deklarate në media duke thënë se lidhur me dyshimet në katër vitet e fundit për ngjarjet kriminale është i pafajshëm dhe se nuk ka frike hajdutë lopësh. Katër ditë pas kësaj deklarate Ismet Çekorja u vra ndërsa ka dyshime se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkelzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej në një lokal. Dy persona me motorë dhe skafandra në kokë i janë afruar dhe e kanë qëlluar me breshëri. Kjo vrasje mendohet se është një hakmarrje e pastër pas vrasjes se Ismet Çekores.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të vrasjes se 19-vjeçarit, por edhe hetimet për vrasjen e Ismet Çekores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: