TIRANË

Arrestohet personi i fundit i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në pranga ka përfunduar Gjekson (Petrit) Pusi, 33 vjeç.

Arrestimi është bërë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe 33-vjeçari është arrestuar në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ai ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi. Po kështu, Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.

Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra janë arrestuar më herët nga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb