VLORË

Ekzekutohet një i ri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se i riu Benjamin Boshani është ekzekutuar me 8 plumba.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai ka qenë në makinën e tij kur i është bërë atentati. Ndërkohë që makina ka dalë jashtë rruge dhe kanë qenë qytetarët më pas që kanë telefonuar policinë e Vlorës për mjetin dhe se brenda tij gjendej një person i pajetë.

Policia ka kryer veprimet paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas burimeve, 27-vjeçari pak ditë më parë ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer dënimin me burg në Itali për trafik droge. Po sipas burimeve, pista që po hetohet për vrasjen e 27-vjeçarit është ajo e trafikut të lëndëve narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: