Pas disa orësh në arrati, është arrestuar Dan Hutra, autor i vrasjes së 3 grave në kryeqytet dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. 40-vjeçari akuzohet për 3 ngjarje të ndryshme që tronditën sot kryeqytetin.

Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku Hutra mësyhu në banesën e ish-gruas së tij. Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe
të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku dhe plagosi atë dhe ish-vjehrrën.

Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamzë, ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjece.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb