MALLAKASTËR

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Qemal Muhametaj.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Mariglen Muhametaj, 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Qemal Muhametaj.

Autori është me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë kurohej. Ai jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa ngjarja është zhvilluar në oborrin e shtëpisë. Mësohet se at e bir kanë debatuar e më pas 37-vjeçari e ka qëlluar të atin me sende të forta në kokë duke e lënë atë të vdekur në vend. Fill pas ngjarjes ai është larguar nga vendi për t’u arrestuar mëngjesin e sotëm.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb