Gjykata e Kavajës ka lënë në burg policin e sigurisë në Burgun e Durrësit, Bledar Toçin, i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit.

Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e enjte, në lagjen nr. 2 të Kavajës në banesën e Marsida Qatjas. Nga ambientet e spitalit të Durrësit, atje ku ai qëndron i shtruar pas një plumbi që mori në qafë (e qëlloi viktima), Toçi është njohur me masën e sigurisë.

Nga hetimet e deritanishme, mollë e sherrit, që shkaktoi 1 viktimë u bë 30-vjeçarja, nëne e 3 fëmijëve, e cila kishte pasur një marrëdhënie intime me Haxhollin, dhe më pas kishte vendosur të ndahej nga ai. Ky i fundit pasi nuk pranonte ndarjen, kishte shkuar në banesën e Marsida Qatjas, i armatosur me kallashnikov dhe pasi qëlloi ndaj Toçit, ky i fundit u kundërpërgjigj, duke e vrarë. Ndonëse më herët prokuroria deklaroi se ishte vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, grupi hetimor i organit të akuzës në bazë të provave ka ngritur akuzën ‘Vrasje me dashje’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: