PEQIN

Një 20-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë gjahu gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Galush të Peqinit.

Mësohet se viktima është 20-vjeçari Roland Lleshi.

Burime nga policia bëjnë me dije se vëllai 14-vjeçar Kristian Lleshi ka vrarë nga pakujdesia me armë gjahu vëllain e tij 21-vjeçar teksa ishin duke kullotur bagëtitë.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Njoftimi nga policia:

Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.

Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb