TIRANË

Një 60-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:15, në afërsi të shkollës “Harry Fultz”.

Sipas burimeve zyrtare nga policia shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: