TIRANE“BalkanWeb” mëson se autori i dyshuar për ekzekutimin e komisar Artan Çukut dyshohet të jetë personi i identifikuar si Mikel Shallari, 24 vjeç, me origjinë nga Kuçova. Identiteti i tij u publikua për herë të parë nga “News 24″ dhe “BalkanWeb”.

Gazetarja Klodjana Lala raportoi se Shallari, me origjinë nga Kuçova është ndaluar në kryeqytet në afërsi të zonës së njohur si “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij nga Lushnja dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.

Ky person i dyshuar për krimin e rëndë dyshohet të ketë patur probleme të mëparshme me policinë. Ai ka qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike dhe për të përplasje të tjera me Policinë e Shtetit.

Burimet thonë për “BalkanWeb” se ndalimi i këtij personi është bërë pas analizimit të AND-­së, pasi autori i ngjarjes ka hequr bluzën që mbante veshur në momentin e ngjarjes, dhe e ka hedhur atë pak metra larg vendngjarjes.

Burime për gazetaren Klodiana Lala, e cila raportoi ekskluzivisht ngjarjen në “News24”, thotë se policia ka gjurmuar të dashurën e 24-vjeçarit Mikel Shallari për ta kapur.

Në hetime, mësohet se u përfshi edhe Interpol dhe shërbimet sekrete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb