TIRANE- Lideri historik i së majtës, Fatos Nano ka uruar sot Partinë Socialiste me rastin e 26-vjetorin të themelimit të saj. Ka qenë pikërisht kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së ai që ka postuar mesazhin e Nanos në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Mesazhi i ish-kreut të socialistëve nis me një urim drejtuar Ramës dhe Gramoz Ruçit, ndërsa iu përcillet të gjithë të majtëve.
Mesazhi i Nanos
Nano teksa vlerëson kontributin e PS-së, shpreh bindjen e tij se fitorja e saj do jetë e garantuar në 25 qershor. Mes të tjerash Nano jep dhe një mesazh të qartë për PS-në dhe rrugën që duhet të ndjekë pas zgjedhjeve forca politike që ai themeloi, ndërsa nënvizoi faktin se Rilindja do jetë e pakthyeshme dhe pa pseudoaleanca. Mesazhi i urimit nga Nano vjen vetëm 3 ditë pas takimit që ai zhvilloi me kryeministrin Edi Rama në vilën qeveritare në Durrës.

SMS NGA FATOS NANO:
Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: