Zbulohet një bazë armësh në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se operacioni po zhvillohet që prej mëngjesit të sotëm dhe është në vijim.

Dyshohet se baza përdorej nga grupet kriminale. Operacioni vjen pas operacionit “Porositësi”, hetimeve dhe përgjimeve që me sa duket kanë sjellë dhe zbulimin e bazës së armëve në rrugën “5 Maji”.

Nga informacionet e para mësohet se janë zbuluar predha antitank, municion luftarak e armë. Baza e armëve është gjetur në një bllok pallatesh, mes shkurreve, në zonën e 5 Majit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb