Pas një sërë zhvillimesh politike që kulmuan me shembjen e Teatrit Kombëtar, presidenti Ilir Meta ka lajmëruar një takim me forcat politike opozitare.

Gazetari Osman Stafa raporton për “News24” e “Balkanweb” se Meta ka thirrur një takim me opozitën e bashkuar.

Takimi pritet që të zhvillohet tek Pallati i Brigadave, gjatë ditës së nesërme. Ky takim pritet që të nisë në orën 09.00 minuta të ditës së nesërme.

Nuk dihet zyrtarisht se cfarë do të bisedojë presidenti me liderët opozitarë, por nisur nga situata, pritet që të flitet për gjendjen aktuale politike në vend.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb